Simpozium mbi Semundjen Gaucher“, 31.10.2017, ora 17:00, Hotel Rogner, Tirane.

Ne daten 31.10.2017 u mbajt simpozium i semundjes Gaucher, panelin e se cilit e kryesonte prof. dr. Paskal CULLUFI dhe prof dr, Arndt ROLFS.
Ne fjalen qe u mbajt nga Prof. Dr. Cullufi, u shfaq nje tablo e qarte mbi semundjen Gaucher e cila edhe pse eshte nje semundje e rralle ka nje prevalence te larte ne vendin tone. Pas prezantimit te prof. dr Cullufit, u be nje prezantim nga prof.dr. Rolfs mbi semundjen Gaucher ne bote, si mund ta evidentojme ate, si mund te rrisin ndjeshmerine ndaj saj dhe si mund te ndihmojme pacientet tane qe te jetojne nje jete cilesore.
Ata dhane shembuj se si pacientet me Gaucher jetonin nje jete normale, madje nje rast i vecante ishte ai i nje piloti te aviacionit ushtarak qe edhe pse me Gaucher, e diagnostikuar qysh heret jetonte nje jete cilesore dhe normale.
Aktiviteti u mbeshtet nga Leklipharma dhe nga Shoqata e Semundjeve te Rralla.