Parandalimi i semundjeve te rralla

Megjithëse parandalimi primar është i mundur vetëm për një numër të kufizuar të sëmundjeve të rralla, dihet se disa faktorë të jashtëm si për shembull semundja kronike e nënës apo ushqimi joadekuat mund të shkaktojnë anomali të lindura, efekte teratogjene dhe tumore. Në mënyrë që të kenë një efekt parandalues, masat duhet të ndërmerren edhe përpara konceptimit duke mundësuar një mënyrë jetese të shëndetshme, duke marrë acid folik dhe preparate të vitaminave gjatë periudhës para konceptimit dhe tremujorit të parë të shtatzënisë dhe duke shmangur marrjen e substancave të dëmshme si alkooli, droga të paligjshme dhe nikotina, sidomos gjatë shtatzënisë. Zbatimi i strategjisë për parandalimin parësor të keqformimeve kongjenitale duhet të ndjekë gjetjet e reja shkencore mbi faktorët e rrezikut dhe informacioni duhet të vihet në dispozicion të ekspertëve dhe publikut të gjerë.