Cdo ditë mijëra njerëz në të gjithë botën infektohen rishtazi nga hepatiti viral. Kjo sëmundje është plotësisht e parandalueshme. Në të gjithë botën nuk po bëhet sa duhet për të ndaluar infeksionet e reja.

Për këtë arsye, ne diten e Hepatiteve, 28 korrik, në Shqipëri u përqëndrua vemendja në mënyrën e  parandalimit, që të fuqizojë njerëzit të kuptojnë se parandalimi është i mundur dhe për të inkurajuar veprime pozitive për parandalimin e hepatitit. Mesazhet kryesore përfshijnë aspektet e trajtimit me shume se parandalimi.

Me 28 Korrik ne Parkun Rinor te Tiranës dhe Parkun e Liqenit të Tiranës, vullnetare te shoqates shperndane  broshura informuese.

Edhe pse siguria e gjakut dhe praktikat e injektimit të sigurt në ambientet e kujdesit shëndetësor janë përmirësuar shume vitet e fundit, viruset e hepatitit vazhdojnë të përhapen. Në të kaluarën, hepatiti viral mori pak vëmendje nga politikë-bërësit. Megjithate Shqiperia ka qenë e gatshme për uljen e kostove të ilaçeve dhe diagnostikimeve, ende ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut. Niveli i ndërgjegjësimit në publikun e gjerë mbetet ende shumë i ulët.