Shoqata e Semundjeve te Rralla organizoi ne daten 28.02.2017, prane ambjenteve te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, takimin e saj te pare me te gjithe pacientet dhe mjeket me rastin e dites nderkombetare te semundjeve te rralla.

Ne kete takim ishin te pranishem paciente me semundje te rralla dhe mjeke te specialiteteve te ndryshme te QSUT.

Kryetari i Shoqates Z. Kristian Lekli prezantoi disa nga projektet e shoqates, nje nder te cilat ishte pregatitja e nje vendi specifik ku pacientet e semudjeve te rralla te marin trajtimin e tyre ne kushte sa me te rregullta, projekt i cili eshte drejt perfundimit, dhe mundesine per te krijuar pika trajtimi ne spitalet e rretheve. 

Disa nga problematikat qe u trajtuan nga pacientet ishte rreth transportit te tyre, problematike e cila ka filluar zgjidhjen nga anetaret e shoqates.